Golashënuesit më të mirë në Champions: Ronaldo ndiqet nga Neymar, Kane...

  • 05 February 2018 - 19:07
Golashënuesit më të mirë në Champions: Ronaldo ndiqet nga Neymar, Kane...

Triumfi në Evropë është me vlerë për klubet, por lojtarët individual do të tentojnë të marrin çmimin e golashënuesit më të mirë.

Faza eliminuese e Champions League rikthehet javën e ardhshme dhe fokusi do të jetë edhe te sulmuesit, se kush do të përfundojë top golashënuesi për sezonin 2017/18.

Cristiano Ronaldo u shpall golashënuesi më i mirë sezonin e kaluar me 12 gola për Real Madridin që fitoi dy herë me radhë Ligën e Kampionëve, duke lënë prapa rivalin Lionel Messin me 11 gola – dy prej tyre i shënoi në triumfin 4-1 të Los Blancos në finale kundër Juventusit.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, portugezi, edhe këtë edicion shihet si një ndër favoritët për të rrëmbyer sërish këtë çmim.

Ai deri më tani ka realizuar nëntë gola, tre më shumë se pesë futbollistë tjerë, që kanë realizuar nga gjashtë gola, ndër ta edhe 222 milionëshi i Paris Saint Germainit, Neymar.