Milani ka marrëveshje me Strinic?

  • 05 February 2018 - 20:03
Milani ka marrëveshje me Strinic?

Mediat italiane raportojnë se Milani ka një marrëveshje me mbrojtësin e majtë të Sampdorias, Ivan Strinic, i cili mund të arrijë si transferim i lirë në verë.

Mbrojtësi kroat nënshkroi për klubin Blucerchiati nga Napoli në verë, dhe ai ka dy asistime në 14 ndeshjet e tij të Serie A këtë sezon.Sipas mediumit Sky, kontrata e tij mbaron në fund të sezonit dhe Rossonerët tashmë kanë arritur një marrëveshje për të sjellë mbrojtësin në San Siro.

Kur Sampdoria nënshkroi me Strinicin ata nuk njoftuan kohëzgjatjen e kontratës së tij, ndonëse Gazzetta dello Sport ka raportuar se ai ka kontratë deri në vitin 2020.

Prandaj nuk është e qartë nëse kontrata e tij është e vërtet, ndonëse Skyështë i bindur se do të bashkohet me Milanin gjatë verës.

30-vjeçari në të kaluarën ka luajtur edhe për Hajduk Splitin në Kroaci dhe Dnipron në Ukrainë.

Strinic gjithashtu është edhe një reprezentues i rregullt i kombëtares kroate, ku ka plot 40 paraqitje për ballkanasit.

(Kosova Sot)