“Totti nuk mund të vraponte më”

  • 06 February 2018 - 10:47
“Totti nuk mund të vraponte më”

Luciano Spalletti është cituar të ketë thënë se Francesco Totti nuk mund të vraponte më, prandaj ai nuk e fuste në lojë sezonin e kaluar te Roma.

Spalletti u largua nga Roma në verë për të kaluar te Interi. Ai u kritikua ashpër në muajt e fundit të tij te Roma, për shkak të lidhjes së vështirë me legjendën e klubit, Francesco Tottin.

“Totti nuk mund të vraponte më dhe e ngadalësonte e dobësonte lojën e lojtarëve tjerë nëse e lejoja të luante”, Corriere della Sera e citon Tottin t’u këtë thënë adhuruesve.

“[Presidenti i Romës James] Pallotta ma bëri të qartë se do t’i shiste lojtarët më të mirë. E çova Romën në vendin e dytë para Napolit duke i tejkaluar kapacitetet tona”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot)