Kaladze, rasti i veçantë kur një futbollist është më i zoti në politikë sesa në fushën e blertë

  • 06 February 2018 - 12:15
Kaladze, rasti i veçantë kur një futbollist është më i zoti në politikë sesa në fushën e blertë

E mbani mend Kakhaber Kaladzen? Me siguri që po.

Dikur ai ishte një futbollist i njohur pasi mbante veshur fanellën e një prej klubeve më legjendarë në botë pikërisht atë të Milanit

Sot Kaladze vetëm disa vite pasi ka varur këpucët në gozhdë është shndërruar në një politikan shumë të suksesshëm në vendin e tij të origjinës, Gjeorgji.

U tërhoq nga futbolli ndoshta disi më herët nga sa parashikohej pikërisht pasi i kishte vënë vetes një synim t’i futej fushës së politikës dhe ia arriti qëllimit, madje sot mund të thuhet pa frikë se Kaladze është rasti i veçantë kur një futbollist mund të jetë më i zoti në politikë sesa në fushën e blertë.Te Milani 39-vjeçari gjeorgjian luajti nga 2001 në 2010-ën duke fituar dy Liga të Kampionëve, ndërkohë që karrierën e mbylli te Genoa në vitin 2012 kur ishte 34-vjeç.

(Kosova Sot)