Spalletti: Totti nuk vraponte, futbollistët tjerë dëshpëroheshin nëse e fusja në lojë

  • 06 February 2018 - 16:07
Spalletti: Totti nuk vraponte, futbollistët tjerë dëshpëroheshin nëse e fusja në lojë

Edhe pse Interi i tij nuk po kalon kohë aspak të mira, Luciano Spalletti, në daljet para mediave ka qenë shumë i ekuilibruar, ndërkohë që jashtë objektivit të kamerave ka shumë për të thënë.

Corriere dello Sera ka zbardhur një bashkëbisedim të trajnerit të Interit me gjashtë tifozë të Romës, jashtë ambienteve të një restoranti, pas ndeshjes Inter-Roma të luajtur më 21 janar.

Sipas CdS trajneri i Interit ka treguar me shumë konfidencë detajeve nga ambienti i Interit dhe nga koha kur drejtonte Romën.

Dhe nëse flet për Romën në mendjen e Spallettit duket se nuk qëndron jashtë Francesco Totti:

“Nuk vraponte më dhe futbollistët e tjerë dëshpëroheshin nëse e fusja në lojë”, shkruan Corriere.

“Pallotta ndërkohë më kishte bërë të kuptoja se do të shiste më të mirët. Gjithsesi, unë e çova Romën në vendin e dytë, përpara Napolit. Ishte mundësia të fitonim diçka? Sigurisht, shkoni u thoni edhe futbollistëve”.

Por, ndërkohë Spalletti ka folur edhe për Interin, që pas një starti të shkëlqyer ka rënë në depresion të thellë.

“Këtu nuk duan të shpenzojnë shumë dhe ambienti është pothuaj një hap nga çmenduria, pak a shumë si Roma: në limitet e ekuilibrit. Ndonjëherë është ambient depresiv”.Dhe në fund Spalletti flet për trofetë: “Nuk keni kuptuar asgjë dhe nuk e kanë kuptuar as këtu në Milano: me këtë Juve që ka dy skuadra, nuk mund fitosh asgjë”, ka thënë tekniku italian.

(Kosova Sot)