Zyrtare: Liverpool transferon një qendërmbrojtës

  • 06 February 2018 - 16:36
Zyrtare: Liverpool transferon një qendërmbrojtës

​Liverpool edhe zyrtarisht ka njoftuar se ka nënshkruar me mbrojtësin kolumbian, Anderson Arroyo

Afati kalimtar i dimrit është mbyllur që disa ditë, por kjo nuk e ka ndalur Liverpoolin që të nënshkruajë me mbrojtësin kolumbian, Anderson Arroyo.

Lajmi është konfirmuar nga skuadra angleze, ndërsa lojtari është huazuar deri në verën e vitit 2019 te skuadra spanjolle, Real Mallorca, që garon ë Segunda Division.

“Liverpool ka kompletuar nënshkrimin e Anderson Arroyo, i cili menjëherë ka kaluar në Real Mallorca në huazim 18 mujor”, thuhet në njoftimin e Liverpoolit.

Mbrojtësi 20 vjeçar është transferuar nga skuadra e Fortaleza CEIF. 

(Kosova Sot)