Zyrtare: Koeman përzgjedhës i ri i Holandës

  • 06 February 2018 - 17:07
Zyrtare: Koeman përzgjedhës i ri i Holandës

​Federata Holandeze e Futbollit ka njoftuar se ka emëruar Ronald Koeman përzgjedhës të ri të Kombëtares

Trajneri Ronald Koeman është emëruar përzgjedhës i ri i Kombëtares së Holandës, ku ka nënshkruar kontratë katër vjeçare.

Holanda ka qenë pa trajner që nga nëntori i vitit të kaluar, kur Dick Advocat u largua pasi dështoi të kualifikonte Kombëtaren në Kupën e Botës.

Në anën tjetër Koeman ka qenë i pa punë që nga tetori i kaluar, kur u shkarkua nga Everton.

Koman do të jetë në krye të Holandës deri pas Kupës së Botës të vitit 2022, që do të mbahet në Katar.