Chelsea me aromë Barcelone – Enrique trajner, Belleti drejtor sportiv?

  • 06 February 2018 - 17:57
Chelsea me aromë Barcelone – Enrique trajner, Belleti drejtor sportiv?

Luis Enrique është në pritje të një telefonate nga Chelsea, nëse klubi vendos që gjatë ditëve të ardhshme ta shkarkojë Antonio Conten.

Sipas Sport,ish trajneri i Barcelonës, Enrique, është zgjedhja e parë e klubit  londinez për ta zëvendësuar Conten, që duhet gjithmonë e më larg klubit.Conte gjatë një javë ka pësuar humbje 4-1 ndaj Watfordit dhe 3-0 ndaj Bournemouthit.

Po ashtu mësohet se ish lojtari i Barcelonës dhe Chelseat, Juliano Belletti, do të emërohet si drejtor sportiv në Stamford Bridge.

Chelsea do të luajë ndaj Barcelonës në fazën e eliminimi direkt ku kanë mbetur vetëm 16 klube në Ligën e Kampionëve.Enrique shihet edhe si trajneri i duhur për tu përballur me skuadrën e Ernesto Valverdes në dy ndeshje.Enrique më parë ka qenë trajner te Roma dhe Celta Vigo, para se ta merrte drejtimin e Barcelonës.