Real apo PSG? Heynckes tregon fituesin

  • 06 February 2018 - 18:12
Real apo PSG? Heynckes tregon fituesin

Jupp Heynckes thotë se Real Madrid ka më shumë përvojë se sa PSG në Ligën e Kampionëve dhe kështu do të kalojë në çerekfinale

Real Madrid dhe PSG do të takohen në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, ndeshje kjo më e rëndësishmja e kësaj faze.

Forma e dobët e madrilenëve në La Liga dhe Copa del Rey ka bërë që shumë të kenë dyshime dhe të favorizojnë PSG-në.

Por, kështu nuk është sipas trajnerit të Bayern Munichut, Jupp Heynckes, i cili thotë se Reali do të kalojë tutje.

“PSG favorite ndaj Realit? Ju nuk duhet të leni Real Madridin jashtë Ligës së Kampionëve. Ata kanë më shumë përvojë se PSG, shumë më shumë. Unë mendoj se ata do ta fitojnë këtë përballje”, tha Heynckes gjatë një interviste për Goal.com. 

(Kosova Sot)