Koeman i lumtur dhe krenar që do të drejtojë Holandën

  • 06 February 2018 - 18:48
Koeman i lumtur dhe krenar që do të drejtojë Holandën

Ronald Koeman edhe zyrtarisht është emëruar përzgjedhës i ri i Kombëtares së Holandës

Federata e Futbollit e Holandës ka njoftuar se Ronald Koeman do të drejtojë Kombëtaren për katër vitet e ardhshme.

Holandezi ka thënë se është shumë i lumtur dhe krenar që do të drejtojë Kombëtaren e tij.

“Jam krenar që më në fund u zyrtarizua që unë jam menaxher i ekipit Kombëtar të Holandës. I lumtur që jam këtu dhe po drejtojë vendin tim në rrugën për Euro 2020”, shkruan Koeman në Twitter. 

Image

 

(Kosova Sot)