Lewandowski dëshiron të transferohet në Real Madrid
Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, shpreson t’i bashkohet Real Madridit gjatë verës, raporton e përditshmja spanjolle “Marca”.
Sulmuesi polak kishte flirtuar me kampionin aktual të Ligës së Kampionëve gjatë afatit kalimtar të janarit, sipas mediumit spanjoll.
Ai ka kohë që ëndërron ta veshë fanellën e Real Madridit dhe gjatë afatit kalimtar të janarit i kishte bërë thirrje agjentit të vetë, Cezary Kucharski, të bisedonte me drejtuesit e Los Blancos për transferimin e tij.
Lewandowski nuk e ka ndërmend ta zgjasë kontratën aktuale me Bayern Munichun pasi shpreson se do të mundë të transferohet në kryeqytetin spanjoll në të ardhmen e afërt.
(Kosova Sot)