LeBron James tregohet mbret, vulos fitoren e Cavs në sekondën e fundit të vazhdimeve (Video)

  • 08 February 2018 - 09:41
LeBron James tregohet mbret, vulos fitoren e Cavs në sekondën e fundit të vazhdimeve (Video)

LeBron James ka treguar pse është mbreti, pasi ja siguroi fitoren skuadrës së tij pas katër humbjeve rersht.

Clevelandi mposhti vetëm pas vazhdimeve skuadrën e Minnesotas me rezultat 140-138.

Ishte kjo një ndeshje kryesisht e barabartë mes dyja sukadrave përgjatë të gjitha intervaleve.

Megjithatë, diferenca u bë vetëm në sekondën e fundit, kur në skenë u shfaq LeBron James.

Ai pranoi një top dhe me një gjuajtje me kthim arriti të shënojë duke mposhtur semaforin dhe duke siguruar gëzimin e tifozëve në Quicken Loans Arena.

LeBron realizoi 37 pikë, 10 kërcime dhe 15 asistime në këtë takim duke arritur tiple double, por u ndihmua nga Thompson me 17 pikë dhe JR Smith me 20 pikë nga gjashtë treshe.

Te Minnesota shkëlqyen Towns me 30 pikë e 10 kërcime, Butler me 35 pikë e pesë kërcime dhe Wiggins me 19 pikë.Me këtë fitore Clevalndi shpreson të nisë një ecuri të re të rezultateve pas forëms së dobët të shfaqur së fundmi. 

(Kosova Sot)