Mourinho vendos për Shaw

  • 08 February 2018 - 13:54
Mourinho vendos për Shaw

Jose Mourinho është i lumtur me punën që po bën Luke Shaw deh dëshiron t’i ofrojë atij kontratë të re

E ardhmja e mbrojtësit të majtë anglez, Luke Shaw do të jetë e lidhur me Manchester Unitedin edhe për shumë vite.

Kjo pasi ata po përgatisin një kontratë të re me të, shkruan The Mirror.

Mourinho në ndeshjet e fundit i ka besuar Shaw, që në fillim të sezonit ishte lënë shumë ndeshje jashtë formacionit.

Paraqitjet e mira në vitin 2018 kanë shtyrë drejtuesit e skuadrës angleze t’i ofrojnë kontratë të re, e cila do të nënshkruhet para se të përfundojë ky sezon.

(Kosova Sot)