Isco nxirret në shitje, këto janë 5 klubet në të cilat mund të përfundojë ai

  • 08 February 2018 - 16:29
Isco nxirret në shitje, këto janë 5 klubet në të cilat mund të përfundojë ai

Emisioni televiziv spanjoll “El Chiringuito” raporton se Zinedine Zidane është shumë i zhgënjyer me performancat e Iscos këtë sezon dhe, nëse ai mbetet trajner i Real Madridit, atëherë do ta shesë mesfushorin spanjoll gjatë afatit kalimtar veror.

Mbetet të shihet sa do të kërkonte Real Madridi për përfaqësuesin spanjoll, veçanërisht në tregun e fryrë të transferimeve dhe duke qenë se klauzola e lirimit të tij ka një shifër marramendëse prej 700 milionë euro, transmeton Express.

Kushdo që dëshiron ta blejë Iscon, duhet të përgatitet për të paguar shtrenjtë, sipas të përditshmes spanjolle “AS”.

Këto janë pesë klubet në të cilat Isco mund të luajë në të ardhmen, sipas të përditshmes spanjolle:

1.Manchester City

2. Liverpool

3. Juventus

4. Bayern Munich

5. Arsenal

(Kosova Sot)