Arsenali ia ofroi Realit Sanchezin, por Zidane e refuzoi

  • 08 February 2018 - 17:55
Arsenali ia ofroi Realit Sanchezin, por Zidane e refuzoi

Arsenali ia ofroi Real Madridit Alexis Sanchezit, por trajneri Zinedine Zidane e ka refuzuar kilianin, sipas Daily Star.

Gazeta britanike raporton se presidenti Florentino Perez kishte dashur ta blinte anësorin kilian, por Zidane kishte refuzuar duke mos dashur ta prishte rehatinë në sulm midis sezonit.

Sanchez kërkohej me ngulm nga Manchester City i Pep Guardiolas, i cili u tërhoq nga gara për të për shkak të çmimit të lartë.

Sanchez përfundimisht iu bashkua Manchester Unitedit pas një marrëveshjeje për shkëmbim, në bazë të së cilës Henrikh Mkhitaryan kaloi në Arsenal.

(Kosova Sot)