Moment tmerri në garat me vetura, John Tondro godet lopën teksa voziste makinën me shpejtësi prej 180 kilometra në orë (Video)

  • 08 February 2018 - 17:59
Moment tmerri në garat me vetura, John Tondro godet lopën teksa voziste makinën me shpejtësi prej 180 kilometra në orë (Video)

Ky është një moment i tmerrshëm kur një ngasës godet në një lopë teksa voziste veturën me shpejtësi të madhe në garën Parker 425 në SHBA.

Gara që u zhvillua nëpër shkretëtirën e Arizonas, ka sjell një prej aksidenteve më të pazakonshme në botën e garave me automobilizëm.

John Tondro ishte duke vozitur automobilin e tij me një shpejtësi prej 180 kilometra në orë, kur ndodhi aksidenti që fatmirësisht pos dëmeve materiale, nuk e dëmtoi amerikanin.

Image

 

J.T., siç e thërrasin miqtë, gjatë garës në Arizona goditi disa lopë që po truponin rrugën gjersa gjithë momentin e kishte filmuar kamera që gjendet brenda veturës.

Vetura e shoferit shihet teksa rrotullohet të paktën tre herë dhe përfundon në fund të shtegut ndërsa lopa ngordh pas goditjes së tmerrshme që merr.

Gara e vendosur në Parker të Arizonas ishte rraskapitëse dhe shtegu ishte i gjatë 425 kilometra – prandaj ka marrë emrin Parker 425.

Përfundimisht, pas shumë orësh të mbushura me pluhur, Andy McMillin korri fitore në SHBA. 

(Kosova Sot)