Sabatini dhe Hernandez bashkohen përsëri, uruguaiani i bashkohet Interit si futbollist i lirë

  • 09 February 2018 - 10:16
Sabatini dhe Hernandez bashkohen përsëri, uruguaiani i bashkohet Interit si futbollist i lirë

Walter Sabatini ishte vite më parë drejtor sportiv i Palermos ku transferoi sbumë talentë tek klubi sicilian.

Edinson Cavani, Javier Pastore e Abel Hernandez ishin yjet kryesor që iu bashkuan Palermos.

Tani Sabatini është drejtor sportiv i Interit dhe po kërkon të ribashkohet me lojtarët në fjalë.

Transferimi i Javier Pastores në janar dështoi krejt në fund por Interi do të tentoj ta marrë në verë argjentinasin.

Por një ribashkim do të ndodh sigurt dhe ai është Abel Hernandez.

Sulmuesi uruguaian është në përfundim të kontratës me Hull Cityn.

Sipas ‘Tutomercatoweb’, Sabatini ka arritur marrëveshje me lojtarin që t’i bashkohet Interit në verë.

27-vjeçari ka qenë i lënduar dhe ka luajtur vetëm tri ndeshje për Hullin ku ka shënuar tre gola.

Për Hernandezin interesim ka shfaqur edhe skuadra tjetër italiane Lazio.

(Kosova Sot)