“Ronaldo lojtar i shkëlqyer, por Messi jashtëtokësor”
Anësori i Paris Saint-Germainit, Angel di Maria, beson se bashkatdhetari i tij Lionel Messi vjen nga një planet tjetër.
Di Maria ishte mysafir special në emisionin “Liberto” në TyC Sports, ku diskutoi rreth cilësive të bashkëlojtarit të tij te ekipi kombëtar i Argjentinës, Lionel Messit, si dhe kundërshtarit të radhës në Ligë të Kampionëve, Cristiano Ronaldos, transmeton Express.
Ai ka thënë se nuk ka fjalë për ta përshkruar Lionel Messin, ndërsa Cristiano Ronaldon e ka cilësuar si lojtar të shkëlqyer.
“Nuk ka fjalë për ta përshkruar Leon. Ai gjithmonë të befason. Messi është më i mirë çdo vit, vit pas viti... Ronaldo është lojtar i shkëlqyer”, ka thënë ai.
Ai mendon se fakti se Ronaldo luan në kohën e Messit ia ka bërë portugezit shumë më të vështirë.
“Ai [Messi] është lojtar nga një planet tjetër – është jashtëtokësor. Për Ronaldon ka qenë shumë më e vështirë sepse luan në kohën e tij”, ka shtuar ai.
(Kosova Sot)