Conte: “Nuk e di nëse Morata do të mungojë një ditë, një muaj apo gjithë sezonin”

  • 09 February 2018 - 17:17
Conte: “Nuk e di nëse Morata do të mungojë një ditë, një muaj apo gjithë sezonin”

Morata është në dyshim për ndeshjen që Chelsea e zhvillon me Barcelonën në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i Bluve të Londrës, Antonio Conte, është i shqetësuar për lëndimin e sulmuesit, Alvaro Morata. Sipas Contes, spanjolli ka probleme me shpinë dhe as mjekët e klubit anglez nuk e dinë datën e saktë të rikthimit në fushë.

“Jemi duke hasur vështirësi për të gjetur zgjidhje për problemin prapa të Alvaro Moratas. Nëse më pyesni nëse do të jetë jashtë fushave për një ditë, një muaj apo gjithë sezonin – nuk e di, për çka jam edhe më shumë i brengosur”, u shpreh Conte.

Vendin e spanjollit të hënën kundër West Bromwich Albion pritet ta zë i transferuari nga Arsenali në janar, Oliver Giroud.