Parakalimi historik i Kosovës - Sport - Kosova Sot
Parakalimi historik i Kosovës

Parakalimi historik i Kosovës

Albin Tahiri, flamurmbajtësi i Kosovës në këto Lojëra 

Në PyeongChang të Koresë Jugore është zhvilluar ceremonia hapëse, ku Kosova është debutuese me skitarin Albin Tahirin. Ai është shprehur shumë krenar që ka bartur flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse, duke shpresuar se i ka bërë krenar të gjithë. Tahiri garon në pesë disiplina 

E kipi olimpik i Kosovës ka defiluar në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore "PyeongChang 2018" në Korenë e Jugut. Kosova ishte e 71-ta në listën e shteteve që kanë parakaluar në ceremoninë hapëse. Ekipi i Kosovës përbëhej nga pesë persona zyrtar, derisa Albin Tahiri ishte bajraktar me flamurin në dorë. Tahiri është sportisti apo skitari i vetëm që do ta përfaqë- sojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore "PyeongChang 2018". 28- vjeçari ka fituar normën olimpike në pesë disiplina të skijimit alpik dhe do të garojë të garojë në sllallom, sllallom të madh, super sllallom të madh, lëshim të shpejtë dhe kombinim alpik. Albini, garën e parë do ta ketë më 11 shkurt në lëshim të shpejtë. Garat e lëshimit të shpejtë fillon në ora 03:00 e mëngjesit me kohën tonë lokale, kurse në 11:00 me kohën në Korenë e Jugut. Ndërsa, lëshimi i shpejtë mbahet në qendrën alpike në Jeongseon, e cila ndodhet rreth 40 kilometra larg qytetit të PyeongChangut.

Krenar që barti flamurin e Kosovës 

Albin Tahiri është shprehur shumë krenar që ka mbajtur flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike. "Jam shumë krenar që kam bartur flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse. Ndihem shumë mirë. Shpresoj se edhe të tjerët i kam bërë krenarë sot (e premte). Shpresoj se kam bërë krenar gjithë Kosovën. Bartja e flamurit ishte ndjenjë e papërshkrueshme", është shprehur Tahiri pas ceremoninë. Kosova është një nga gjashtë shtetet që kanë debutuar në këto Lojëra, apo e vetmja evropiane. Albin Tahiri ka fituar normën në pesë disiplina të ndryshme, derisa garat do t'i fillojnë të dielën. Tahiri ka theksuar se shpreson se do të ketë paraqitje sa më të mira dhe të përfaqësojë dinjitetshëm Kosovën në këto gara. Ai është lindur e rritur në Slloveni, që i ka ndihmuar shumë për të fituar normën olimpike.

Shqipëria me dy garues 

Image

 

Në praninë e 35 mijë spektatorëve në stadiumin Olimpik, nën një temperature -12 gradë në orën 20:00 me orën lokale kur po zhvillohej ceremonia, kanë parakaluar pas të 92 shtetet pjesëmarrëse. Në fund të ceremonisë parakaluan së bashku të dyja Koretë, e Veriut dhe Jugut, nën një flamur të vetëm. Ndërkohë, Shqipëria do të marrë pjesë në këto Lojëra Olimpike Dimërore me vetëm dy sportistë skiator. Erjon Tola dhe Suela Mëhilli, së bashku me to është edhe trajneri italian Marko Teroni, pasi të dy sportistët stërviten në Itali, duke qenë se në Shqipëri mungojnë kushtet bazë të zhvillimit të sportit të skive. Flamurbartësja e Shqipërisë në këto Lojëra, ishte Seula Mëllihi, derisa Erjon Tola, po merr pjesë për herë të katërt në Lojërat Olimpike. Ai kishte debutuar më 2006 në Torino të Italisë, derisa ka qenë larg zonës së medaljes. Lojërat Olimpike Dimërore do të zhvillohen për rreth dy javë dhe më 25 shkurt do të zhvillohet ceremonia e mbylljes. 

Shqipëria do të paraqitet me dy garues në këto Lojëra. Suela Mëhilli mbajti flamurin kuqezi, derisa Erjon Tola merr pjesë për herë të katërt në Lojërat Olimpike Dimërore 

(Kosova Sot

1 orë e 29 minuta më parë
10/12/18