Herrera drejt rikthimit në La Liga, e kërkon Atletico Madridi

  • 10 February 2018 - 09:28
Herrera drejt rikthimit në La Liga, e kërkon Atletico Madridi

Mesfushori spanjoll, Ander Herrera është drejt rikthimit në kampionatin spanjoll La Liga.

Herrera e nisi këtë edicion në Ligën Premier si titullar i padiskutueshëm por në ndeshjet e fundit nuk ka luajtur për ‘Djajtë e Kuq’.

Reprezentuesi spanjoll ka humbur pozitën e titullarit dhe tani po mendon largimin nga ‘Old Traford’.

E ardhmja e tij nuk pritet të sjellë befasi pasi lojtari është duke shqyrtuar mundësin e rikthimit në La Liga.

Mediat spanjolle kanë raportuar se skuadra madrilene Atletico Madrid është shumë e interesuar për spanjollin.

Atletico e kërkoi edhe verën e vitit të kaluar lojtarin por ishte United që e pamundësoi largimin e tij.

Tani klubi spanjoll dhe lojtari janë afruar edhe më shumë dhe pritet një transferim i tij gjatë verës në Madrid.

Herrera më parë ka luajtur në La Liga për Real Zaragozan dhe Athletic Bilbaon nga ku iu bashkua Unitedit.

28-vjeçari ka zhvilluar 151 ndeshje në të gjitha garat me ‘Djajtë e Kuq’ nga viti 2014 duke shënuar 16 gola dhe duke asistuar në 23 të tjerë.