Bernardeschi-Higuain “rrëzojnë” Fiorentinën

  • 10 February 2018 - 10:11
Bernardeschi-Higuain “rrëzojnë” Fiorentinën

Juventusi ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në Firence ndaj vendasve të Fiorentinës dhe ka marrë përkohësisht vendin e parë në Serinë A.

Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri fitoi 3 pikët falë golave të ish-it Bernardeschi dhe golashënuesit Higuain, të dy në pjesën e dytë.

Ndërkohë, Fiorentina u paraqit shumë më mirë në pjesën e parë, kur fitoi edhe një 11-metërsh, por që u anulua për pozicion jashtë loje të lojtarit që krosoi topin e ndaluar me dorë nga Chiellini. Po në pjesën e parë Gil Dias u ndalua vetëm nga shtylla.

Në pritje të ndeshjes së nesërme Napoli-Lazio, bardhezinjtë sot do të flenë si kryesues të kampionatit italian.

(Kosova Sot)