Presidenti i Cagliarit, Giulini: Nicolo Barella nuk do të transferohet te Juventusi - Sport - Kosova Sot
Presidenti i Cagliarit, Giulini: Nicolo Barella nuk do të transferohet te Juventusi

Presidenti i Cagliarit, Giulini: Nicolo Barella nuk do të transferohet te Juventusi

Presidenti i Cagliarit, Tommaso Giulini dyshon se Nicolo Barella do të nënshkruajë për Juventusin.

Zonja e Vjetër ishte e lidhur fort me mesfushorin gjatë afati kalimtar të janarit, por një lëvizje e tillë nuk ndodhi.Por, mediat italiane po shkruajnë se transferimi mund të realizohet gjatë verës, megjithatë Giulini është i bindur se nuk do të ndodhë.

“Ai nuk është lojtar i Juventusit”, tha pronari për gazetën lokale l’Unione Sarda.

“Barella është një lojtar i Cagliarit edhe për sezonin e ardhshëm dhe me të vërtetë nuk mendoj se do të shkojë në Juventus edhe nëse duhet të ndryshojë ekipin”, shtoi italiani

Guilini është president i Rossoblu që nga viti 2014, kur e bleu klubin nga Massimo Cellino ndërsa këmbëngul se nuk i ka ra pishman pse u bë pronar i ekipit.

“Jo. Absolutisht jo, jam entuziast”, tha shkurt presidenti i Cagliarit, i cili aktualisht pozicionet në vendin e 14 të ligës elitare italiane.Ndryshe, 20-vjeçari deri më tani ka pasur 55 paraqitje për sardenjat dhe ka shënuar tri gola.

(Kosova Sot)

18 orë e 3 minuta më parë
15/12/18