Akili në luftë për të artën, Distria për të argjendtën, ndërkohë që eliminohet Nora - Sport - Kosova Sot
Akili në luftë për të artën, Distria për të argjendtën, ndërkohë që eliminohet Nora

Akili në luftë për të artën, Distria për të argjendtën, ndërkohë që eliminohet Nora

Akil Gjakova e ka siguruar medaljen e argjendtë në grand slamin e xhudos në Paris, dhe pas pak do të luftojë për të artën, teksa Distria Krasniqi është ende në garë për medaljen e bronztë.

Akil Gjakova e mposhti në gjysmëfinale xhudistin nga Mongolia, Tsend Ochir, në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Gjakova triumfoi falë tri vërejtjeve që i mori kundërshtari i tij, duke e siguruar një vend në finale, ku do të garojë kundër xhudistit Lasha Shavdatuashvilli.

Ndërkohë, për medalje, atë të bronztë, do të luftojë edhe Distria Krasniqi në kategorinë deri 52 kilogramë. Ajo deri këtu erdhi përmes repesazhit.

Fatkeqësisht, Nora Gjakova humbi në rundin e dytë dhe u eliminua nga ky grand slam duke mbetur pa medalje.

(Kosova Sot)

17 orë e 21 minuta më parë
16/12/18