Kosova i siguron dy medalje në Paris, Distria Krasniqi e fiton të bronztën - Sport - Kosova Sot
Kosova i siguron dy medalje në Paris, Distria Krasniqi e fiton të bronztën

Kosova i siguron dy medalje në Paris, Distria Krasniqi e fiton të bronztën

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e bronztë në grand slamin më të rëndësishëm në xhudo në Paris duke e mposhtur xhudisten japoneze Natsumi Tsunoda.

Kjo është medalja e parë e bronztë dhe e dyta në total në këtë fillim vit për Krasniqin, pasi ajo e fitoi të argjendtën në muajin e kaluar në turneun grand prix në Tunizi.    

Distria doli e bronztën në kategorinë deri 52 kilogramë.

Me kaq Kosova largohet nga Parisi me dy medalje në total, nga tre garues që morën pjesë.

Akil Gjakova e ka siguruar medaljen e argjendtë pasi ka arritur në finale ku do të kërkojë shumë më shumë; medaljen e artë.

Nora Gjakova, e cila në turneun e muajit të kaluar në Tunizi fitoi të artën, në këtë turne humbi në rrethin e dytë.

(Kosova Sot)

5 orë e 24 minuta më parë
15/12/18