Aguero realizon 4 gola në fitoren bindëse të Man Cityt ndaj Leicester Cityt

  • 10 February 2018 - 20:32
Aguero realizon 4 gola në fitoren bindëse të Man Cityt ndaj Leicester Cityt

Me performanca fantastike nga Sergio Aguero dhe Kevin de Bruyne, Manchester City është kthyer te fitorja pas barazimit befasues ndaj Burnleyt, duke e dërrmuar 5-1 Leicester Cityn në “Etihad” të shtunën pasdite.

Kun Aguero shënoi katër gola, ndërsa De Bruyne realizoi tre asiste ta çuar epërsinë e skuadrës së Pep Guardiolas në 16 pikë në renditjen tabelore ndaj përcjellësit të parë, Manchester Unitedit.

Augero shënoi në minutat 48, 53, 77 dhe 92, ndërsa golin tjetër për Cityn e shënoi Raheem Sterling qysh në minutën e 3-të të takimit.

Golin e nderit për Leicester Cityn e shënoi Jamie Vardy në minutën e 24-të. Leicester mbetet në pozitën e 8-të me 35 pikë të mbledhura. 

(Kosova Sot)