Haradinaj: Brezi i ri po i dhuron dashuri atdheut duke ngritur flamurin e Kosovës kudo në botë

  • 10 February 2018 - 21:07
Haradinaj: Brezi i ri po i dhuron dashuri atdheut duke ngritur flamurin e Kosovës kudo në botë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se brezi i ri i vajzave dhe djemve po i dhuron shumë dashuri Kosovës tamam në 10-vjetorin e pavarësisë së vendit duke e ngritur flamurin e Kosovës kudo në botë.

Në një postim në llogarinë e vet zyrtare në Facebook, ai thotë se ndihet me triumfin e dy xhudistëve kosovarë në grand slamin e Parisit të shtunën në mesditë.

Akili e mundi xhudistin nga Gjeorgjia, Lasha Shavdatuashvili, për ta rrëmbyer medaljen e artë në kategorinë deri në 73 kilogramë, gjersa Distria Krasniqi e fitoi medaljen e bronztë duke e mposhtur xhudisten japoneze Natsumi Tsunoda.

Haradinaj i ka uruar dhe falënderuar Gjakovën dhe Krasniqin.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të kryeministrit në Facebook:

Shkëlqimi i artë i Akil Gjakovës dhe e bronzta për Distrian na bënë sot krenarë. Ky brez i ri i vajzave e djemve po i dhurojnë atdheut shumë dashuri në jubileun e dhjetë të Pavarësisë duke e ngritur lartë flamurin e Kosovës kudo në botë. Akil Gjakova e Distria Krasniqi urime dhe falemnderit.

Urime Kosovë!

RH

(Kosova Sot)