Verratti: Jemi gati për Realin - Sport - Kosova Sot
Verratti: Jemi gati për Realin

Verratti: Jemi gati për Realin

Verratti thotë se PSG-ja është gati për Realin.

Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini do të përballen të mërkurën në 1/16 të Champions League në “Santiago Bernabeu”. Mesfushori i parisienëve, Marco Verratti, beson se janë gati për t’u ballafaquar kampionin, por trajneri Unai Emery ende nuk e di me cilët lojtarë të luajë në Spanjë.

“Mendoj se jemi gati për Real Madridin. Është ndeshje shumë e rëndësishme, shumë e rëndësishme për sezonin”, tha Verratti për “Canal Plus”.

“Është bukur për ne, lojtarët, për tifozët – do të luajmë kundër një ekipi të shkëlqyer në një stadium të mrekullueshëm. Duhet të jemi të fokusuar”.

“Mendoj se përballja është 50-50 mes nesh dhe Real Madridit. Ata do të japin gjithçka, sepse kanë lojtarë të shkëlqyer. Ndërsa ne kemi dy “punonjës” fantastik të ri, Kylian [Mbappe] dhe Neymar”, theksoi mes tjerash Verratti.

(Kosova Sot)

4 orë e 55 minuta më parë
18/12/18