Mourinho përjashton kalimin e De Geas në Madrid

  • 11 February 2018 - 11:03
Mourinho përjashton kalimin e De Geas në Madrid

Mourinho nuk dëshiron t’i lë më të mirët të largohet nga “Djajtë e Kuq” dhe i tillë llogaritet edhe De Gea, andaj sipas portugezit, spanjolli nuk do të shkojë askund.

David de Gea vazhdon të lidhet me një kalim në Madrid që kur ishte afër transferimit në Spanjë në vitin 2015.

Por, trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, insiston se “nuk ka kuptim” që gjiganti i Premierligës  ta shesë David de Gean te Real Madridi.

“A mendoni se një klub që tenton t’i mbledhë më të mirët e botës është klub që dëshiron t’i shesë më të mirët? Kjo nuk ka kuptim”, deklaroi Mourinho.

“Nëse doni të arrini në nivele të larta ju duhet të grumbulloni lojtarët më të mirë siç kemi bërë me Alexis [Sanchez], [Nemanja] Matic and [Paul] Pogba e me radhë dhe mos t’i lejojmë tanët të largohen”.

(Kosova Sot)