Skandali seksual i Dele Alli, në video është e dashura Ruby Mae?(Foto +18)

  • 11 February 2018 - 11:31
Skandali seksual i Dele Alli, në video është e dashura Ruby Mae?(Foto +18)

Ruby Mae besohet të jetë në videon 12 sekondash të skandalit seksual të Dele Alli, e cila u publikua ditë më parë në rrjetet sociale.

Mesfushori i Tottenhamit dhe i Kombëtares së Anglisë, Dele Alli, është përfshirë në një skandal seksual, ndërsa videoja e tij po bën xhiron e botës në rrjetet sociale, shkruan Gazeta Express.

Në videon që ka dalë në qarkullim 12 sekondash, Dele Alli filmohet nudo me një femër duke kryer marrëdhënie seksuale.

Alli ka kohë që është në lidhje me bukuroshen, Ruby Mae, dhe lajmi bombë është dhënë të shtunën nga portali “estadiodeportes.mx” se në videon 12 sekondash nuk është asnjë vajzë tjetër, pos të dashurës, Ruby.

Kjo ka shokuar të gjithë në Angli, por deri më tani nuk ka asnjë koment nga ana e lojtarit, por as klubit anglez. The Sun raporton se e gjithë çështja është në duart të avokatëve tashmë.

(Kosova Sot)