Asistuesit më të mirë në Premierligë, aty edhe Xherdan Shaqiri

  • 11 February 2018 - 12:31
Asistuesit më të mirë në Premierligë, aty edhe Xherdan Shaqiri

De Bruyne është mbreti i asistimeve në Premierligë, kurse edhe Xherdan Shaqiri renditet në mesin e më të mirëve.

Mesfushori i Manchester City, Kevin De Bruyne, po shkëlqen këtë edicion në Premierligë. Arma më e fortë e tij nuk janë golat, por loja dhe asistent, me çka po e ndihmon Manchester Cityn të fitojë ndeshje pas ndeshje.

De Bruyne ka dhuruar 14 asiste deri më tani, katër më shumë se ndjekësi më i afërt, Leroy Sane.

Ai është shumë larg shokëve, David Silva e Leroy Sane, si dhe rivalëve; Riyad Mahrez, Willian, Mesut Ozil, Dele Alli dhe Mohamed Salah.

Në mesin e asistuesve më të mirë në Premierligë është edhe shqiptari, Xherdan Shaqiri, me gjashtë asistime – aq sa kanë 10 futbollistë.

Xherdan Shaqiri shënoi gol të bukur për Stoke Cityn dhe të barazimit kundër Brighton & Hove Albion.

Asistuesit më të mirë në Premierligë:

Image

(Kosova Sot)