Golden State, “ankthi” i San Antonios - debutim i hidhur për Thomas te Lakers

  • 11 February 2018 - 12:34
Golden State, “ankthi” i San Antonios - debutim i hidhur për Thomas te Lakers

Golden State Warriors është kthyer në makthin e San Antonio Spurs.

Kampionët në fuqi të NBA triumfuan për herë të 8-të radhazi në përballjet mes tyre duke vijuar ecurinë pozitive ndaj skuadrës teksane. Në Oracle Arena ligjin e bëri Klay Thompson i cili me 25 pikët e tij udhëhoqi Golden State drejt suksesit të 43-të sezonal.

San Antonios në krahun tjetër nuk i mjaftuan 40 pikët e dyshes Aldridge-Anderson pasi ndeshja përfundoi me suksesin 122-105 të Golden State, me Spursat që pësuan humbjen e 22-të sezonale. Debutim i hidhur për Isaiah Thomas me Los Angeles Lakers.

Ish lojtari i Cleveland-it realizoi 22 pikë në sfidën e tij të parë me kalifornianët por Lakers nuk ia dolën të regjistronin suksesin e 5-të rresht pasi u mposhtën në Teksas nga skuadra më e dobët e Konferencës së Perëndimit, Dallas Mavericks me rezultatin 130-123.26 pikët e Julius Randle dhe 22 të tjera të Ingram ishin të pamjaftueshme për Lakers-at, pasi diferencën në këtë sfidë e bëri loja në grup e Dallas Mavericks. Spektakolar Anthony Davis.

Ylli i NeW Orleans Pelicans koleksionoi 44 pikë dhe 17 rebound në suksesin 138-128 pas kohës shtesë të skuadrës nga Louissiana në transfertën nju-jorkeze ndaj Brooklyn Nets. Një fitore e arritur pas 2 kohëve shtesë dhe që e ngjiti New Orleans-in në vendin e 8-të të Konferencës së Perëndimit, pozicioni i fundit që të kualifikon në play-off. Një fitore të madhe arriti edhe Philadelphia 76-ers.

Skuadra nga Pensylvannia iu fal yllit të saj kamerunasit Joel Embiid i cili me 29 pikë dhe 16 asist bëri diferencën duke udhëhequr Philadelphian drejt suksesit me shifrat 112-98 ndaj Los Angeles Clippers. Kjo ishte fitorja e 3-të radhazi për 76-ers ndërkohë që kalifornianët u rikthyen me këmbë në tokë pas 3 sukseseve rresht.

(Kosova Sot)