“Kickbox”, ndeshja e radhës e Markut, në Shqipëri - Sport - Kosova Sot
“Kickbox”, ndeshja e radhës e Markut, në Shqipëri

“Kickbox”, ndeshja e radhës e Markut, në Shqipëri

Një ditë pas triumfit në Linz të Austrisë ndaj boshnjakut Dzevad Mutfiç, “kickboxer”-i i famshëm shqiptar, Florian Marku ka deklaruar se nuk do të pushojë, përkundrazi mendon për ndeshjen e radhës, që zbulon se do ta zhvillojë në Shqipëri.

Florian Marku është një sportist shqiptar nga Lushnja i “kickbox”-it, që e ushtron aktivitetin e tij në Selanik të Greqisë dhe ka si trajner grekun George Armagos.

Një natë më parë, Marku, i cili u shoqërua për në ring nga një i ftuar special si Noizy, mposhti rivalin e tij pas një goditjeje të fortë në fytyrë, duke e lënë të gjakosur në ring.

Ndeshja përfundoi me dorëzimin e boshnjakut, ndërsa kjo ishte fitorja e tretë e “kickboxer”-it shqiptar.

(Kosova Sot)

6 orë e 40 minuta më parë
14/12/18