Maradona shpërthen ndaj Icardit

  • 11 February 2018 - 18:05
Maradona shpërthen ndaj Icardit

Diego Maradona vazhdon të kritikojë sulmuesin argjentinas të Interit, Mauro Icardi

Legjenda e futbollit botëror, Diego Maradona nuk dëshiron që Mauro Icardi të ftohet dhe të jetë pjesë e Argjentinës në Kupën e Botës.

Ai thotë se Icardi është i mirë vetëm për të shkuar në shtëpitë e shokëve të tij, pasi në futboll Higuain është 10 herë më i mirë.

‘Sampaoli është një gënjeshtar, i fsheh gjërat në vend që te tregojë i pari të vërtetën. Thotë që nuk ka një numër 9 dhe pastaj merr atë të turpshmin Icardi. Ai nuk di asgjë, vetëm të shkojë të hajë në shtëpitë e shokëve, duke ju referuar lidhjes së tij me Maxi Lopez. Higuain vlen 10 herë më shumë, pse jo dhe Tevez duhet të jetë në Rusi’, thotë Maradonna për mediat argjentinase.

(Kosova Sot)