Dështon Barcelona, rrezikohet nga Atletic

  • 12 February 2018 - 08:30
Dështon Barcelona, rrezikohet nga Atletic

Ky barazim ishte i dyti radhazi për Barcelona-n, pas atij të javës së kaluar me Espanyol-in, duke bërë që distanca me Atletico Madrid-in të reduktohet nga 11 në 7 pikë dhe lufta për titull të konsiderohet e hapur sërish

Barcelona ka marrë barazimin e dytë radhazi në kampionat, këtë herë ndaj Getafe-s. Katalanët nuk arritën të zhbllokojnë rezultatin, pavarësisht se provuan të gjitha kartat, përfshirë edhe Coutinho-n dhe Ousmane Dembele. Skuadra e Valverde-s regjistroi shifra të frikshme në kontrollin e lojës, plot 79 %, ndërsa krijoi edhe një mori rastesh, por Getafe ia doli me sukses të ruajë portën e paprekur. Ky barazim ishte idyti radhazi për Barcelona-n, pas atij të javës së kaluar me Espanyol-in, duke bërë që distanca me Atletico Madrid-it të reduktohet nga 11 në 7 pikë dhe lufta për titull të konsiderohet e hapur sërish tashmë. Më herët, Sevilla rigjeti fitoren në kampionat, teksa mposhti me rezultatin minimal 1:0 Girona-n. Në anën tjetër Real Madrid ka nuhatur aromë Champions-i dhe ka ndërruar fytyrë. "Los Blancos" kanë shkëlqyer në ndeshjen e javës së 23-të duke mundur Real Sociedad me rezultatin 4:1. Ky ishte rikthimi i madh i Cristiano Ronaldo-s, në prag të sfidës ndaj Paris SaintGermain në Champions League, duke shënuar tre gola. Ndeshja filloi menjëherë me gol, të cilin e realizoi Lucas Vasquez pas asasistimit të Cristiano Ronaldo-s, i cili vetëm disa minuta më vonë realizoi edhe vetë për 2:0. Në 3:0 rezultatin e dërgoi Toni Kroos dhe ndeshja dukej e mbyllur në atë moment. Ronaldo shënon një tjetër gol fantastik pak përpara se të përfundojë pjesa e parë pas një goditjeje me kokë. Pas pushimit ndeshja mbetet e njëjtë. Jon B. arrin të shënojë golin e nderit pak përpara se Ronaldo të kompletonte tripletën e tij të parë në La Liga këtë sezon. Në fund të takimit edhe ish-i Ilarramendi arrin të shënojë një gol për Sociedad në një ndeshje të mbushur me gola dhe spektakël.

(Kosova Sot)