Williams, futbollisti që nxori aksidentalisht organin gjenital në transmetim të drejtpërdrejtë në ndeshjen Huddersfield – Bournemouth (Foto/Video)

  • 12 February 2018 - 10:45
Williams, futbollisti që nxori aksidentalisht organin gjenital në transmetim të drejtpërdrejtë në ndeshjen Huddersfield – Bournemouth (Foto/Video)

Një skandal i madh ka ndodhur në futbollin anglez gjatë ndeshjes mes Huddersfield dhe Bournemouth (4-1).

Në minutat e fundit të ndeshjes, një futbollist i Huddersfieldit aksidentalisht ka zbuluar organin gjenital.

Kamera ishte fokusuar tek trajneri i vendasve Wagner ndërsa në prapavijë shihej futbollisti i zhveshur.

Mediat angleze gjatë ditës së diel nuk kanë arritur ta identifikojnë se cili nga futbollistët e Huddersfieldit ka qenë që ka zbuluar pa dashje organin gjenital.

Por në mëngjesin e ditës së hënë është zbuluar se futbollisti në fjalë është amerikani Daniel Williams.

Image

Ka mjaftuar një hulumtim i vogël për të parë se Williams ka qenë futbollisti në video që ka zbuluar aksidentalisht organin gjenital.

Tatuazhi i tij në këmbën e djathtë shihet në video dhe kjo ka mjaftuar për tu identifikuar.

Gjithsesi lojtari këtë gjë nuk e ka bërë qëllimisht por video është shpërndarë jashtëzakonisht shumë nëpër rrjetet sociale.

Ndërkohë ende nuk ka ndonjë reagim nga klubi i Huddersfield për rastin e ndodhur.

Williams është një futbollist rezervistë tek Huddersfield dhe pasi nuk po arrin të lë gjurmë në fushë, ai ia ka arritur të bëhet përkohësisht futbollisti i momentit tek klubi bardh e kaltër.

 

(Kosova Sot)