Sanchez: Messi ka qarë në zhveshtore pas humbjes nga Chelsea (Video)

  • 12 February 2018 - 11:48
Sanchez: Messi ka qarë në zhveshtore pas humbjes nga Chelsea (Video)

Alexis Sanchez ka zbuluar një fakt interesant për Lionel Messin që i ka bërë tifozët vetëm të duan edhe më shumë Lionel Messin.

Dyshja ishin bashkëlojtarë te Barcelona për tri sezone dhe gjatë kësaj periudhe ata fituan së bashku gjashtë trofe.

Në një intervistë për Sky Sport kiliani ka zbuluar gjëra interesante për pesë herë Topin e Artë.

“Nëse humb në një finale mund të qash. Kjo është pjesë e futbollit. Në zhveshtoren e Barcelonës pas ndeshjes ndaj Chelseat, kam parë Leon (Messin) duke qarë”.

“Kjo ndodh pasi lojtarët kërkojnë shumë nga vetja dhe njerëzit nuk e shikojnë këtë”, ka thënë Sanchez.

Aktualisht ylli i Manchester Unitedit është duke iu referuar gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve të vitit 2012.

Ndeshja e parë mes tyre kishte përfunduar 1-0 në të mirë të Bluve, e dyta me rezultat 2-2 dhe kështu klubi anglez kishte vazhduar në finale.Dhe në fund kishte arritur ta fitojë të gjithë garën, duke mposhtur Bayern Munichun