Zidane realist: PSG-ja po zhvillon një sezon të pabesueshëm…

  • 12 February 2018 - 13:03
Zidane realist: PSG-ja po zhvillon një sezon të pabesueshëm…

Zinedine Zidane ka dhënë një intervistë për RTL, në të cilën ai flet për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër PSG-së, situatën aktuale të Real Madridit dhe merr mbi vete përgjegjësinë e momentit të keq të ekipit të bardhë: “Kam marrë vendimin për të mbajtur këtë ekip, kur gjërat nuk po shkojnë mirë. Çfarë do të bëj? Të them se është faji i lojtarëve? Jo, unë jam përgjegjës për të gjitha”. Po çfarë duhet të bëjë ai dhe “Los Blancos”, që të heshtin kritikët? Përgjigjet Zidane: “Të fitojmë ndeshjet, nuk ka asgjë tjetër. Ne mund të bëjmë gjëra të mira, por në fund mbetet rezultati. Ose duhet të fitoni, ose jeni kritikuar, veçanërisht në këto klube”.

Dy fjalë nga trajneri francez edhe për ndeshjen e Champions-it, kundër PSG-së: “Është një ekip dhe një klub që po ndryshon, PSG-ja përmirësohet çdo vit. Po zhvillon një sezon të pabesueshëm, por nuk jam i habitur. Drejtimi i Unai Emery është mjaft i mirë, rezultatet flasin për të”. Po e ardhmja e tij në Madrid, cila do të jetë? “Më pëlqen shumë Madridi, por e di që nuk do të zgjasë tërë jetën time qëndrimi këtu”, – sqaron “Zizou”.

(Kosova Sot)