Zidane: Do të ndodhte herët ose vonë, por është e papranueshme

  • 12 February 2018 - 15:42
Zidane: Do të ndodhte herët ose vonë, por është e papranueshme

Të mërkurën në mbrëmje, Paris Saint-Germain do të shkojë në “Bernabeu” për të luajtur një ndeshje të 1/8-ve të Champions League, një takim që do të vlejë një sezon të tërë për të dy skuadrat. Real mund ta mbyllë 2018-ën pa asnjë trofe, por eliminimi do të ishte një dështim edhe francezët, të cilët paguan 222 milionë euro për Neymar verën e kaluar kryesisht për të fituar Champions League.

Në prag të kësaj sfide, Zinedine Zidane, ka dhënë një intervistë të rrallë për radion franceze RTL, ku ka folur me ndershmëri dhe vendosmëri. “Po, kjo për ne është një situatë e pazakontë. Por është normale, herët ose vonë do të ndodhte. Është pjesë e punës, nuk mund të fitohet gjithmonë. Gjithsesi, sezoni nuk ka mbaruar akoma. Unë nuk e pranoj fjalën krizë, por e pranoj se jemi në një situatë të papranueshme. Jemi eliminuar nga Kupa e Mbretit dhe jemi shumë larg kreut në kampionat. Gjithsesi, duhet ta pranojmë këtë situatë dhe të vazhdojmë përpara sepse na presin ndeshje të rëndësishme”.

Si ajo kundër PSG. “E ardhmja ime do të vendoset nga kjo ndeshje? Këto janë gjëra gazetarësh. Kjo është ajo që thuhet, por unë mendoj për ndeshjet që duhet të luajmë, jo për atë që do të ndodhë vitin e ardhshëm, nuk më intereson. Unë jeto në të tashmen, askush nuk e njeh të ardhmen”. Mbappe mund të kishte qenë një lojtar i Real, ndërsa Neymar, sipas gazetave, do të bëhet vitin e ardhshëm.

“Nuk më interesojnë këto. Unë mendoj për skuadrën time, për lojtarët e mi. Për të ardhmen do të flasim kur të jetë momenti, jo tani. E njihnim potencialin e Mbappe, por ka shkuar te PSG”, ka thënë Zidane.

(Kosova Sot)