Rikthehet futbolli kosovar, në mesjavë luhen ndeshjet e Kupës së Kosovës

  • 12 February 2018 - 16:30
Rikthehet futbolli kosovar, në mesjavë luhen ndeshjet e Kupës së Kosovës

Futbolli kosovar do të rikthehet në aksion pas dy muajve ndalesë për shkak të motit të keq.

Garat e stinorit pranveror do të fillojnë me ndeshjet e rrethit të katërt të Kupës së Kosovës.

Padyshim që ndeshja më interesante do të zhvillohet në qytetin e Mitrovicës, ku kampioni aktual i Kosovës, Trepça ’89 do të jetë nikoqire e Llapit.

Ndeshje e fortë pritet të zhvillohet edhe në Vushtrri, ku ekipi me po të njëjtin emër do ta mirëpres Lirinë e Prizrenit.

Ballkani që po kërkon rikthimin në Superligë do ta ketë një duel të vështirë pasi pret Gjilanin.

Njëri nga kandidatët për ta fituar këtë trofe Drita e Gjilanit do të ketë punë më të lehtë pasi përballet me Istogun në udhëtim.

Ndërkohë Prishtina do ta luaj derbin lokal me Kosovën e Prishtinës.

Të gjitha ndeshjet do të luhen ditën e mërkurë me fillim nga ora 12:30.

Çiftet e rrethit të katërt:

Ballkani – Gjilani
Trepça’89 – Llapi
Vëllaznimi – Rahoveci
Drenica – Arbëria
Vushtrria – Liria
Istogu – Drita
Prishtina – Kosova (P)

(Kosova Sot)