“Këpuca e Artë”, Kane, Salah... Messi!

  • 12 February 2018 - 17:34
“Këpuca e Artë”, Kane, Salah... Messi!

Kane prin në garën për Këpucën e Artë, ku tre vendet e para shkojnë për futbollistët nga Premierliga.

Gara për “Këpucën e Artë”, këtë sezon duket se flet vetëm anglisht. Janë 3, futbollistët e Premierligës që kryesojnë klasifikimin e golashënuesve më të mirë në kontinentin evropian, shkruan Gazeta Express.

Bëhet fjalë për Harry Kane, Mohamed Salah dhe Sergio Aguero.

Kane, me golin e shënuar në derbin londinez ndaj Arsenalit të shtunën, e çoi në 23 numrin e golave të shënuar në kampionat, duke u ngjitur në kuotën e 42 pikëve.

Shumë pranë tij është sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, me egjiptianin që është në kuotën e 22 golave dhe 44 pikëve.

Podiumin e plotëson argjentinasi i Manchester Cityt, Sergio Aguero, me 21 gola e 42 pikë, po aq sa edhe Edinson Cavani i Paris SG-së.

Vetëm vendi i pestë shkon për yllin e Barcelonës, Lionel Messi, që nuk mundi dot të shënojë në sfidën me Getafen, duke mbetur në kuotën e 20 golave e 40 pikëve, po aq sa dhe sulmuesi i Lacios, Ciro Immobile.

Dhjetëshja e golashënuesve më të mirë në kampionatet evropianë plotësohet nga Neymar (19 gola), Lewandowski (19), Jonas i Benficas (21 ndeshje, 25 gola – një gol vlerësohet 1.5 pikë, ndërsa në top kampionatet evropiane 1 gola 2 pikë) dhe Icardi (18). 

(Kosova Sot)