Zyrtare: Finalja e Copa del Rey do të luhet në Wanda Metropolitano

  • 12 February 2018 - 18:24
Zyrtare: Finalja e Copa del Rey do të luhet në Wanda Metropolitano

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka marr vendim rreth finales së Copa del Rey.

Më 21 prill, stadiumi i Atletico Madridit, Wanda Metropolitano, do të jetë mikpritëse e finales së Copa del Rey.

Skuadrat finaliste që do të diskutojnë fitimin e trofeut të Kupës së Mbretit janë Sevilla dhe Barcelona.

Ishin vet dy skuadrat e mëdha spanjolle dhe Federata Spanjolle ato që arritën ujdinë mes vete që stadiumi i Atleticos të jetë arenë mikpritje e finales.

Ndryshe, Wanda Metropolitano është një stadium i ri që Atletico në këtë sezon, 2017-18, po i zhvillon së pari ndeshjet si vendas.

Ndeshjet që janë anuluar si rezultat i kësaj finale janë ato në mes të Atletico-Betis, Sevilla-Real Madrid dhe Barcelona-Villarreal.

Këto takime do të zëvendësohet me një datë të lirë, pikërisht me atë të 9 majit.

(Kosova Sot)