Inter humb Perisicin e Mirandan, kthehet Icardi

  • 12 February 2018 - 18:29
Inter humb Perisicin e Mirandan, kthehet Icardi

Perisic dhe Miranda do të mungojnë kundër Genoas, ndërsa pritet të rikthehet Mauro Icardi.

Sipas “Calciomercato.com”, dyshja; Ivan Perisic dhe Joao Miranda do të mungojnë kundër Genoas, sfidë kjo që zhvillohet me 17 shkurt nga ora 20:45.

“Calciomercato.com” raporton se mesfushori kroat ka probleme me shpatull, ndërsa braziliani disa shqetësime të vogla që ia pamundësojnë paraqitjen kundër Genoas.

Por, Lisandro Lopez pritet të jetë i gatshëm ashtu si kapiteni Mauro Icardi që pritet të rikthehet pas problemeve muskulore

(Kosova Sot)