Liga e Kampionëve kthehet këtë javë, kjo është forma e 16 klubeve që kanë mbetur në garë

  • 12 February 2018 - 19:15
Liga e Kampionëve kthehet këtë javë, kjo është forma e 16 klubeve që kanë mbetur në garë

Gara më e fortë në botë për klube, Liga e Kampionëve, kthehet në këtë javë, pas një pauze prej më  shumë se një muaj.

Goal.com ka nxjerr formën e klubeve në 10 ndeshjet e fundit dhe pikët që i kanë tubuar.

Image

16.Roma | 12 pikë

Kundërshtari: Shakhtar Donetsk

Roma është klubi më formën më të keqe nga klubet që luajnë në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Nuk duken në garë për titull në Serie A, ndërsa në 10 ndeshjet e fundit kanë tri fitore, tri barazime dhe katër humbje.

15.Chelsea | 13 pikë

 

Kundërshtari: Barcelona

Situata te Chelsea nuk është aspak e mirë, ndërsa Antonio Conte ka qenë i lidhur me një largim nga Chelsea.

Dështoi të jetë lider në grup, pasi Roma e mori vendin e parë, përballë do ta kenë njërën ndër skuadrat më në formë në Evropë, Barcelonën.

David Luiz dhe Alvaro Morata, pritet të jenë mungesat e mëdha.  Tri fitore, katër barazime dhe tri humbje në 10 ndeshjet e fundit.

 

Image

14.Real Madrid | 18 pikë

Kundërshtari: Paris Saint-Germain

Dy tituj të Ligës së Kampionëve, mund të mos i kryejnë punë Zinedine Zidanes.

Eliminimi nga Kupa e Mbretit dhe forma jo aq e mirë në kampionat, e vë përballë PSG me forca të barabarta.

Pesë fitore, tri barazime dhe një dy humbje, ka marr Real Madridi në 10 ndeshjet e fundit

Image

=12.Shakhtar Donetsk | 19 pikë

Kundërshtari: Roma

Paulo Fonseca tregtoi së ka skuadër të fortë, kur arriti të dalë nga një grup me klube si Manchester City dhe Napoli.

Me Romën pritet të jetë një ndeshje e fortë, ndërsa në këtë ndeshjen vijnë pas 6 fitoreve, një barazimi dhe tri humbje.

Image

12.Basel | 19 pikë

Kundërshtari: Manchester City

Baseli kërkonin që të mbeteshin në garat evropiane edhe pas Krishtlindjeve dhe këtë ia kanë arritur. Ata ende janë pjesë e Ligës së Kampionëve.

Në kampionati nuk janë të parët, ndërsa përballë Cityt do të shkojnë pa lojtarët kryesorë si Renato Steffen dhe Manuel Akanjim që u shitën në Bundesliga.

Para kësaj ndeshje ata vijnë me 6 fitoreve, një barazimi dhe tri humbje.

Image

=10.Manchester United | 20 pikë

Kundërshtari: Sevilla

Futbolli i tyre nuk të emocionon shumë, por Jose Mourinho me Manchester Unitedin, shihet një nga konkurrentët serioz për trofe.

Me lojtarë si Alexis Sanchez dhe Paul Pogba, fitoret ndaj Sevillas nuk duhet të vihen në diskutim.

Vijnë pas gjashtë fitoreve, dy barazimeve dhe dy humbjeve.

Image

10.Sevilla | 20 pikë

Kundërshtari: Manchester United

Ka mundur të marr kundërshtarë edhe më të vështirë se Manchester United, pasi kanë mundur të jenë njëra mes Bayern Munich, Real Madrid dhe Juventus.

Forma nuk është e keqe pasi vijnë, sikurse Manchester United, me 20 pikë të tubuara në 10 ndeshje.

Image

=8.Liverpool | 22 pikë

Kundërshtari: Porto

Liverpooli mbetet një prej skuadrave me sulmin më të shpejtë në botë.

Por në ndeshjen e radhës vijnë pa lojtarin kryesor që e kishin Philippe Coutinhon. Shtatë fitore, dy barazime dhe një humbje për The Redes në 10 ndeshjet e fundit.

Image

8.Tottenham | 22 pikë

Kundërshtari: Juventus

Spurs vijnë në këtë ndeshje me një formë të mirë dhe një fazë të grupe të jashtëzakonshme, ku lanë jashtë Borussia Dortmundin, ndërsa në vendin e dytë Real Madridin.

Skuadra e Mauricio Pochettinos ka shumë talent, ndërsa sulmi pritet të udhëhiqet nga Harry Kane dhe Son Heung-Min.

Në 10 ndeshjet e fundit kanë gjashtë fitore dhe katër barazime, asnjë humbje.

Image

=6.Barcelona | 23 pikë

Kundërshtari: Chelsea

Barcelona nuk është menduar në këtë formë në fillim të stinorit, ku ishte larguar, Neymar, ndërsa kishte ardhur Paulinho.

Trajneri erdhi Ernesto Valverde që zëvendësoi Luis Enriquen. Barca cdo repart e ka ën formë, duke filluar nga mbrojtja me Samuel Umtitin dhe sulmi me Luis Suarez. Lojtari kryesor mbetet Lionel Messi.

Shtatë fitore, dy barazime dhe një humbje në 10 ndeshjet e fundit.

Image

6.Besiktas | 23 pikë

Kundërshtari: Bayern Munich

Arritje historike për turqit që arrijnë për herë të parë në këtë pikë të garës.

Me lojtarë si Pepe, Adriano, Ricardo Quaresma dhe Anderson Talisca, do të kërkojnë që t’i bëjnë dëm Bayern Munichut.

Besiktas ka shtatë fitore, dy barazime dhe një humbje në 10 ndeshjet e fundit.

Image

=4.Manchester City | 25 pikë

Kundërshtari: Basel

Kur ishte hedhur shorti në dhjetor, ishin skuadra që duhej të ndalej, pasi Pep Guardiola, nuk dinte për humbje.

Leroy Sane dhe Gabriel Jesus janë të lënduar, por nuk do të luajnë rol ndaj Baselit.

Tetë fitore, një barazim dhe një humbje për Manchester Cityn në 10 ndeshjet e fundit.

Image

=4.Porto | 25 pikë

Kundërshtari: Liverpool

Portugezët gjithmonë kanë ditur të shkaktojnë probleme dhe kjo pritet t’i ndodh edhe Jurgen Kloppit dhe Liverpoolit të tij.

Moussa Marega dhe Vincent Aboubakar janë sulmuesit që përkrahen nga Yacine Brahimi.

Portugezët janë në formë edhe në kampionat me tetë fitore, një barazim dhe një humbje.

Image

3.Paris Saint-Germain | 27 pikë

Kundërshtari: Real Madrid

Paris Saint-Germain kërkojnë të fitojnë respekt në Evropë dhe këtë mund ta bëjnë ndaj Real Madridit.

Vetëm një humbje në nëntë ndeshjet e fundit me një sulm me Neymar, Kylian Mbappe dhe Cavani meritojnë respekt.

Image

1.Bayern Munich – 30 pikë

Kundërshtari: Besiktas

Humbja nga Paris Saint-Germain me rezultat 3-0, e këndelli njërin prej klubeve më të mëdha në Evropë.

Nnë drejtim e Jupp Heynckes, klubi ka arritur formën maksimale, ndërsa ka arritur në 10 ndeshjet e fundit  të shënojnë 10 fitore.

Image

=1.Juventus | 30 pikë

Kundërshtari: Tottenham

Ekipi më në formë në Evropë që po lufton me Napolin për titull.

Juve vjen ndaj Tottenahmit me 10 fitore radhazi dhe një seri prej 22 gola të shënuar dhe vetëm një të pranuar.

Image

(Kosova Sot)

 

.