Sulmuesi i Chelseat i paralajmëron bashkëlojtarët: Messin s’mund ta ndalni dot

  • 13 February 2018 - 12:07
Sulmuesi i Chelseat i paralajmëron bashkëlojtarët: Messin s’mund ta ndalni dot

Sulmuesi i Chelseat, Alvaro Morata, i ka paralajmëruar bashkëlojtarët se Lionel Messi do të jetë i pandalshëm në takimin e tyre kundër Barcelonës javën e ardhshme në Ligë të Kampionëve.

“Të kaltrit” do të përballen me pesë herë fituesin e Topit të Artë përsëri kur do të jenë nikoqirë të klubit katalan për ndeshjen e parë të takimit të tyre të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve më 20 shkurt.

Messi ka kujtime të këqija nga përballja e fundit me Chelsean, pasi e humbi penalltinë kundër tij në gjysmëfinale të vitit 2012, pas të cilës Chelsea kaloi në finale pas rezultatit të përgjithshëm 3-2.

Por, Morata e ka paralajmëruar skuadrën e Antonio Contes se ikona argjentinase është e pandalshme.

“Messi nuk mund ta ndalet dot”, ka thënë ish-sulmuesi i Real Madridit.

(Kosova Sot)