Kryeministri i Spanjës: Nuk dua që Real Madridi të nënshkruajë me Neymarin

  • 13 February 2018 - 18:32
Kryeministri i Spanjës: Nuk dua që Real Madridi të nënshkruajë me Neymarin

Kryeministri i Spanjës dhe tifozi i Real Madridit, Mariano Rajoy, nuk dëshiron që klubi që ai e pëlqen të nënshkruajë me Neymarin.

Shumë tifozë, por edhe lojtarë të Real Madridit i kanë hapur rrugën një transferimi të yllit brazilian në Madrid.

Nuk do të isha i lumtur nëse Neymar do të vishte fanellën e Realit. Aktualisht të gjithë kanë mëdyshje për treshen e sulmit, BBC, por Reali ka një skuadër të jashtëzakonshme

“Emery ka në dispozicion lojtarë fantastikë si Di Maria, Verratti dhe Rabiot. Përballje do të jetë shumë emocionuese, pasi luajnë dy skuadrat me formacionet më të mira në botë”.

“Besoj që mund t’ia dalim, pasi nuk mund t’i hedhësh poshtë një skuadër që e ka fituar tre herë Ligën e Kampionëve brenda katër viteve”.

“Është po e njëjta skuadër që fitoi vjet, dhe në fund do të dalim fitimtar me PSG-në”, ka thënë Rajoy.

Real Madridi do të përballet të mërkurën me PSG-në nga ora 20:45. 

(Kosova Sot)