Higuain si Ibrahimovic, vuan mallkimin e trofeve të mëdhenj

  • 13 February 2018 - 19:01
Higuain si Ibrahimovic, vuan mallkimin e trofeve të mëdhenj

Gonzalo Higuain dhe Champions League nuk kanë shkuar kurrë dakord, kupa me veshët e mëdhenj është shndërruar më shumë në një fiksim se në objektiv për Pipitan. Kjo dëshirë e tij, një vit e gjysmë më parë e detyroi që të transferohet nga Napoli te Juventus, skuadër kjo e mësuar të fitojë gjithmonë, me një kontigjent shumë më kompetitiv dhe gati për skenat e mëdha. Me dy finale në tre vite, bardhezinjtë janë shumë favoritë për të mbërritur deri në fund edhe në këtë edicion, dhe nëse Higuain do të arrijë të kapërcejë këtë pengesë psikologjike, atëherë rrugëtimi do të jetë padyshim në dishezë.

Image

 

Këtë vit, me dy gola në kompeticionin më të madh europian, shumë pak për një sulmues si ai. Vitin e kaluar ai arriti maksimumin e tij me 5 gola, por pa mundur dot të shënojë në finalen ndaj Real Madrid. Higuain ndihet viktimë e “sindromës Ibrahimovic”, ajo që godet futbollistët e mëdhenj, por që nuk arrijnë të ngrejnë trofetë e mëdhenj, nga Botërorët, te Champions, ndeshjet nga brenda jashtë ndikojnë në mënyrë përcaktuese te paraqitja e numrit 9 bardhezi që synon të çlirohet pikërisht në sfidën ndaj Tottenham.

(Kosova Sot)