Baras në ndeshjen e parë Juventus – Tottenham

  • 13 February 2018 - 22:52
Baras në ndeshjen e parë Juventus – Tottenham

Juventus dhe Tottenham kanë barazuar 2:2 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve

Tottenham ka arritur që të barazojë 2:2 ndaj Juevntusit, skuadër e cila ishte duke fituar 2:0 pas nëntë minutave të para.

Gonzalo HIguain ishte i papërmbajtshëm duke shënuar të dy golat për skuadrën e tij në fillim të takimit.

Por, mysafirët nuk u dorëzuan, duke ngushtuar rezultatin fillimisht në minutën e 35 për 2:1 me anë të Harry Kane.

Në pjesën e dytë Tottenham nuk e ndali ritmi, duke arritur që të barazonte gjithçka në minutën e 72 me anë të Christian Eriksen, me të cilin rezultat përfundoi edhe ky takim.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Wembley të Londrës.

(Kosova Sot)