Llullaku zyrtarizohet te Virtus Entelan

  • 14 February 2018 - 08:49
Llullaku zyrtarizohet te Virtus Entelan

Sulmuesi kuqezi, Azdren Llullaku, nga dje edhe zyrtarisht është bërë futbollist i Virtus Entelan në Seri B të Italisë. Sulmuesi shqiptar do të mbajë mbi shpinë fanellën me numrin 18. "Jam i lumtur për rikthimin tim në Itali dhe të jem pjesë e kësaj skuadra", komentoi në rrjetet sociale Llullaku pas firmosjes së kontratës. Ai ka qenë edhe më parë në kategoritë inferiore italiane, por fakti që ishte ekstrakomunitar, kishte bërë që të mos federohej dot me klubet profesioniste. Gjatë muajit janar, Llullaku shkoi edhe në Kazakistan dhe ishte shumë pranë firmës me klubin e Ordabasit, por në fund gjithçka dështoi dhe shqiptari zgjodhi Virtus Entelan për të vijuar karrierën. Llallaku kishte një karrierë të bujshme në Rumani te Astana, mirëpo kalimi i tij në Kazakistan nuk doli të jetë i qëlluar për çka pati edhe minutazh të vogël në fushë.

(Kosova Sot)