Berisha mungon në Ligën e Evropës

  • 14 February 2018 - 08:50
Berisha mungon në Ligën e Evropës

Mesfushori i Përfaqësues së Kosovës, Valon Berisha, do t'i mungojë skuadrës së Salzburg-ut në ndeshjen e parë të Ligës së Evropës për shkak të një lëndimi të pësuar në kampionatin austriak. Lajmin e mungesës së tij e ka konfirmuar klubi i tij, përmes rrjeteve sociale. "Valon Berisha për fat të keq ka pësuar një lëndim të muskujve. Berisha do ta humbasë udhëtimin tonë në San Sebastian për shkak të lëndimit. Shërohu shpejt Valon!", shkruhet në njoftimin e klubit. Skuadra e Salzburg luan ndeshjen e parë në Spanjë, përballë Real Sociedad. Kurse atë ta kthimit më 22 shkurt ku edhe pritet të kthehet Berisha, pasi sipas klubit austriak mungesa e tij është një hendikep i madh. Të kujtojmë se Valon Berisha këtë vit mban epitetin e futbollistit më të mirë kosovar, i shpallur nga Federata e Futbollit e Kosovës.

(Kosova Sot)